Macet


Macja është kafshë shtëpiake, bën pjesë te gjitarët. Mashkulli i maces shtëpiake është maçoku.
Macja është kafsha shtëpiake më e vjetër. Shkencëtarët thonë se një varr në ishullin mesdhetar të Qipros ka vërtetuar se mes maceve dhe njeriut ekziston një lidhje e hershme të paktën 9 500 vjeçare. Gruaja e Luigjit ne koherat e luftrave i shpetoi macet e saj duke i cuar me anije ne Amerike.
Sipas revistës Shkenca, studiuesit francezë thonë se skeleti i një maceje të egër ishte gjetur i varrosur pranë eshtrave të një njeriu të epokës së neolitit. Kjo sipas tyre sugjeronte se macja ishte një kafshë shtëpiake, ndoshta e vrarë pas vdekjes të të zotit të saj.
Shkencëtarët besojnë se macet e egra u afruan me njerëzit pasi ato luftonin minjtë që hanin drithërat. Deri tani besohej se egjiptianët e lashtë ishin të parët që zbutën si kafshë shtëpiake macet, kjo rreth 4 mijë vjet më parë.[5] Ka shume lloje të maceve nëpër botë. Macja ushqehet me mish dhe sidomos kafshët që pëlqen më shumë për të ngrënë janë brejtësit dhe zogjtë. Macja ka putra shumë të mira dhe të përshtatshme për trupin e saj si dhe ato e ndihmojnë për të ecur dhe mos të dëmtohen në vrapimin e saj të shpejtë nga thumba ose gurë që takon në sipërfaqen e tokës sepse janë lëkura më e fortë në trupin e saj. Macja ka një vrap shumë të shpejtë që e ndihmon me gjuetinë kur kap kafshë të shkathta e të vogla. Sytë e saj janë me fosfor dhe kjo gjë dallohet sidomos natën nën dritën e hënës. Sytë e maces janë perfekt edhe natën sepse macja ka shumë shqisa, shumë më të zhvilluara se të njeriut si pasojë e gjuetisë, si për shembull dëgjimin, nuhatjen etj..
Macja ndihmohet nga muskujt e saj për të vrapuar aq shpejt dhe për të kërcyer sa më lart. Thonjtë e maces janë shumë të mprehtë dhe shumë të fortë siç e ka dhe skeletin e saj dhe me këtë gjë ajo mund të ngjitet e të fiksohet pas një muri.

Tiparet e Maces
Anatomia e maces shtëpijake është e ngjashme me atë të anëtarëve të tjerë të gjinisë Felis.
Macet kanë dhëmbë shumë të veçantë për të vrarë gjahun dhe për të shqyer mishin. Paradhëmballa dhe dhëmballa e parë dhe dhëmbi i qenit ndodhen në të dy anët të gojës. Këto dhëmbë funksionojnë në mënyrë efikase për të prerë mishin si një palë gërshërë.
Gjuha e maces ka të ngritura të mprehta, të dobishme për mbajtjen dhe xhvatjen e mishit nga gjahu. Këto të ngritura janë të vogla të kthyera mbrapa në formë grepi, që përmbajnë keratinë dhe që ndihmojnë gjithashtu në krehjen e leshit të tyre.
Struktura gojore e maces siguron një sërë tingujsh të përdorur për komunikim, duke përfshirë mjaullimin, gërrhitjen, hungërritjen, etj..

Tridhjetë e dy muskuj individualë në çdo vesh lejojnë për mënyrën e dëgjimit të drejtuar. Një mace mund të lëvizë çdo vesh në mënyrë të pavarur nga tjetri. Për shkak të kësaj lëvizshmërie, një mace mund të lëvizë trupin e saj në një drejtim dhe të drejtojë veshët në një drejtim tjetër. Shumica e maceve i kanë veshët të drejtë të ngritur lart. Kur janë të zemëruara apo të frikësuara, macet i kthejnë veshët prapa për të shoqëruar hungërritjen. Macet i kthejnë veshët e tyre mbrapa, kur ato janë duke luajtur apo për të dëgjuar një tingull që vjen nga pas tyre. Këndi i veshëve të maceve është i rëndësishëm për gjendjen e tyre emocionale.

Macet janë shumë territoriale dhe nuhatja luan një rol të madh në komunikimin e tyre. Hunda ndihmon macet për të identifikuar territore, macet e tjera, për të gjetur ushqim, etj.
Nuhatja e maces besohet të jetë rreth katërmbëdhjetë herë më e fortë se ajo e njerëzve. maja e hundës së maces është e fortë për të mos u dëmtuar kur nuhat materiale të forta. Ngjyra e majës së hundës është e ndryshme në mace të ndryshme.

Macet, ashtu si qentë, ecin direkt në gishtat e tyre. Macet janë në gjendje të ecin shumë të saktë. Ashtu si të gjithë felinet, ato e vendosin putrën e pasme direkt në gjurmën e putrës së përparme. Dy këmbët e mbrapme lejojnë që macet të kërcejnë në distanca relativisht të mëdha.
Ndryshe nga shumica e gjitarëve, kur macet ecin, ato lëvizin dy këmbët në një anë të trupit para këmbëve në anën tjetër. Këtë veti e kanë devetë dhe gjirafat. Kur shpejtësia e ecjes shtohet mace do ta ndryshojë ecjen në "diagonale", të ngjashme me atë të shumicës së gjitarëve të tjerë. Pra këmba e përparme e njerës anë lëviz në të njëjtën kohë me këmbën e pasme të anës së kundërt.

Burimet
  • ^ Wozencraft, W. C. (16 November 2005). Wilson, D. E., and Reeder, D. M. (eds), ed. Mammal Species of the World (3rd edition ed.). Johns Hopkins University Press. ISBN 0-801-88221-4. 
  • ^ Linnaeus, Carolus (1766) [1758]. Systema naturae per regna tria naturae: secundum classes, ordines, genera, species, cum characteribus, differentiis, synonymis, locis (in (Latinisht)). 1 (12th edition ed.). Holmiae (Laurentii Salvii). p. 62. Marrë më 22 tetor 2014.
  • ^ ITIS"ITIS Standard Report Page: Felis catus domestica". Marrë më 22 tetor 2014.
  • ^ Driscoll, Carlos A.; et al. (2007-07-27). "The Near Eastern Origin of Cat Domestication. Science1: e3. PMID 17600185. doi:10.1126/science.1139518. Marrë më 22 tetor2014.
  • ^ BBCALBANIAN në internet
  • Comments

    Popular posts from this blog

    Si te mbajme nje Papagall

    Rritja e Pulave