Macet
Macja është kafshë shtëpiake, bën pjesë te gjitarët . Mashkulli i maces shtëpiake është maçoku. Macja është kafsha shtëpiake më e vjetër. Shkencëtarët thonë se një varr në ishullin mesdhetar të Qipros ka vërtetuar se mes maceve dhe njeriut ekziston një lidhje e hershme të paktën 9 500 vjeçare. Gruaja e Luigjit ne koherat e luftrave i shpetoi macet e saj duke i cuar me anije ne Amerike. Sipas revistës Shkenca, studiuesit francezë thonë se skeleti i një maceje të egër ishte gjetur i varrosur pranë eshtrave të një njeriu të epokës së neolitit. Kjo sipas tyre sugjeronte se macja ishte një kafshë shtëpiake, ndoshta e vrarë pas vdekjes të të zotit të saj. Shkencëtarët besojnë se macet e egra u afruan me njerëzit pasi ato luftonin minjtë që hanin drithërat. Deri tani besohej se egjiptianët e lashtë ishin të parët që zbutën si kafshë shtëpiake macet, kjo rreth 4 mijë vjet më parë. [5] Ka shume lloje të maceve nëpër botë. Macja ushqehet me mish dhe sidomos ...